Në Iran kandidati opozitar për në postin e presidentit Mir Hosein Musavi u bëri thirrje ithtarëve të vet të përmbahen nga pjesëmarrja në aksionet masive të protestës me qëllim që të “ruajnë jetën” e tyre. Këshilli i Rojave të Revolucionit Islamik, që është organ mbikëqyrës për kushtetutën dhe zgjedhjet, deklaroi mbi gatishmërinë për zhvillimin e rinumërimit të votave në zonat ku u evidentuan shkelje.