Vendet e Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (OBSH) e quajnë të palejueshme sjelljen e Koresë së Veriut, deklaroi Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev në konferencën e vet për shtyp, mbajtur sipas përfundimeve të Samitit të OBSH-së. Sipas fjalëve të tij, bashkësia ndërkombëtare u detyrua që të miratonte rezolutën përkatëse të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.