Kryeministrja e Ukrainës Julia Timoshenko e siguroi BE se probleme me transitin e gazit rus nëpër territorin e Ukrainës nuk do të lindin. “Vendi ynë është partner i sigurt, tek i cili mund të shpresojnë dhe të mbështeten të gjithë”, tha ajo në Luksemburg pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Bashkëpunimit BE-Ukrainë.