Demonstrimi në Sallonin Ndërkombëtar të aviacionit kozmik në periferi të Parisit Le-Burzhe të avionit të ri të klasit “Suhoi Superjet 100” do të thotë se Rusia po rikthehet në tregun e aviacionit civil si prodhuese e mvetësishme me të drejta të plota, mendon Zëdhënësi i Dumës Shtetërore Boris Grizllov. Tashmë tre kompani ajrore bënë zyrtarisht porosi për blerje të avionin rus. Këto janë: kompania ajrore e Armenisë “Armavia”, ajo italiane ItAli dhe ajo hungareze Malev.