Në takimin e presidentëve të Rusisë dhe Iranit, përkatësisht, Dimitri Medvediev dhe Mahmud Ahmadinexhad në Ekaterinburg palët ranë dakort për vazhdimin e bashkëpunimit ekonomik dhe humanitar. Në fjalën e vet Presidenti i Iranit bëri thirrje për ti dhënë fund njëherë e mirë punës me mekanizmat dhe strukturat e vjetëruara të drejtimit të botës.