Ministri i punëve të brendshme i Italisë Roberto Maroni u shpreh kundër asaj që të burgosurit nga burgu amerikan Gutanamo të pranohen në Itali. Ai i druhet asaj se një gjë e tillë do të shtojë rrezikun kërcënues terrorist për vendin. Maroni vuri në dukje mungesën e një pozite unike të BE në lidhje me çështjen në fjalë.