Pjesëmarrja në veprimtarinë e Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (OBSH) është një ndër proiritetet kryesore të politikës së jashtme të Rusisë, deklaroi Presidenti i Federatës Ruse Dimitri Medvediev. “Ne shohim një kuptim të qartë në përsosjen e punës në marrëdhëniet e partneritetit, në forcimin e bashkimit të radhëve të organizatës, në zgjidhjen e detyrave të përbashkëta, rritjen e autoritetit dhe ndikimit ndërkombëtar të Organizatës tonë”, theksoi Presidenti. Ai shpreson në atë, se së bashku “ne do të mund të kapërcejmë të gjitha ato probleme, me të cilat përballohen aktualisht vendet tona”.