Amendamentet e ligjit mbi gjendjen e jashtëzakonshme u miratuan nga parlamenti i Estonisë. Që këtej e tutje për shtypjen e çrregullimeve nëpër rrugë do të vihet në veprim ushtria. Në qeveri mendojnë, se trazirat masive mund të përbëjnë rrezik kërcënues për rendin kushtetues. Si shkak për dukjen e projektligjit u bënë ngjarjet e një të kaluareje dy vjeçare, kur autoritetet e republikës morën vendim të zhvendosin monumentin e Ushtarit-çlirimtar sovjetik që ndodhej në qendër të Talinit. Atëherë mijëra njerëz dolën në mbrojtje të tij. Gjatë shpërndarjes së demonstruesve u vra qytetari i Rusisë Dimitri Ganin.