Raketambajtëset ruse “Sojuz” do të nxjerrin në orbitë 4 satelitë evropianë të sistemit global të pozicionimit “Galileo”. Kontrata përkatëse u nënshkrua në sallonin aerokozmik ndërkombëtar në Le-Burzhe. Lëshimi i satelitëve është planifikuar për gjysmën e dytë të vitit 2010 nga kozmodromi Kuru në Guajanën franceze. Aktualisht në botë veprojnë dy sisteme të pozicionimit global: sistemi rus GLONASS dhe ai amerikan GPS.