Rusia bllokoi miratimin e rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Abkhazinë. Ky dokument drejtohet për konfirmimin e tërësisë territoriale të Gjeorgjisë, mohimin e ekzistencës së Abkhazisë si shtet dhe mosnjohjen e pavarësisë së saj. Në këtë mënyrë, misioni i OKB-së, i cili ka vepruar në rajonin e kufirit gjeorgjiano-abkhazian që nga viti 1993, po pezullon punën e vet. Mandati i tij i radhës përfundoi sot në mëngjes dhe tani përfaqësuesit e OKB-së brenda afatit 3 mujor duhet të largohen nga ky rajon.