Rikthim të shpejtë të produkteve bielloruse të qumështit në Rusi nuk ia vlen të pritet, njoftoi Kryemjeku sanitar i Federatës Ruse Genadi Onishenko. Në negociatat dypalëshe në Moskë u përcaktua lista e mallrave që duhet ti nënshtrohen verifikimit në laboratoret ruse. Në fillim të qershorit Rospotrebnadzor ndaloi importimin e rreth 600 emërtimeve të produkteve të qumështit nga Biellorusia. Si kundërpërgjigje ndaj kësaj, Minsku refuzoi pjesëmarrjen e vet në sesionin e Organizatës së Traktatit mbi Sigurimin Kolektiv (OTSK) dhe u kërcënua me rivendosjen e formaliteteve doganore dhe kufitare në kufi.