0BE, SHBA-s dhe Japonia i bëjnë thirrje Rusisë që të zgjasë afatin e shrytëzimit të Stacionit Kozmik Ndërkombëtar (SKN) deri në vitin 2025, njoftoi Kreu i Kozmonautikës i Rusisë Anatolij Perminov në aviasallonin në Le-Burzhe. Ai shtoi se anija e re transportuese kozmike evropiane “Zhyl Vern”, që realizoi një fluturim eksperimental në SKN, duhet të hidhet në prodhim në seri dhe të fluturojë për në SKN si minimum një herë në gjashtë muaj.