0Bjellorusia është e gatshme të heqë dorë nga funizimi i qumështit pluhur në Rusi në tremujorin e dytë dhe të tretë. Për këtë njoftoi në mbledhjen e presidiumit të qeverisë ruse Ministrja e bujqësisë Elena Skrinnik. “Me Ministrinë e Bujqësisë të Bjellorusisë ne nënshkruam balansin e përbashkët. Në këtë balans janë reduktuar vëllimet e furnizimit të qumështit pluhur, i cili furnizohet sipas çmimeve të ulëta dhe joadekuate”, njoftoi Ministrja. Nga ana e vet Kryeministri Vladimir Putin u bëri thirrje nëpunësve të tij që të jenë të kujdesshëm me thëniet e tyre në adresë të Bjellorusisë. “Duhet të jemi të kujdesshëm në shprehjet tona dhe duhet të dimë se çfarë flasim dhe ku i flasim, të jemi të përmbajtur. Të mërzitesh në politikë, ky nuk është zhvillim i mirë i ngjarjeve”, citojnë Kreun e Kabinetit agjencitë informative ruse.