0Jeruzalemi është gati që të nënshkruaj marrëveshjen mbi krijimin e shtetit të pavarur palestinez. Për këtë deklaroi Kryeministri i Izraelit Binjamin Netanjah, duke mbajtur fjalim në universitetin vendas Bar-Ilan. Si një prej kushteve, ai përmendi çarmatimin e tyre të plotë. Përveç kësaj, palestinezët duhet ta njohin Izraelin si shtet hebraik, pa vendbanime palestineze në territorin izraelit. Netanjah u bëri thirrje liderëve palestinezë që të fillojnë pa vonesë negociatat. Kreu i Autonomisë palestineze Mahmud Abbas e quajti fjalimin e Kryeministrit të Izraelit sabotim të procesit paqësor.