0Presidenti i Iranit Mahmud Ahmadinexhad deklaroi, se zgjedhjet presidenciale të zhvilluara në vend  ishin absolutisht të lira. Me këtë ai mohoi akuzat e konkurrentëve të tij për shkeljet, njoftoi Agjencia Franc Press. Ahmadinexhad mori në zgjedhjet e zhvilluara gati 63 % të votave të zgjedhësve, oponenti i tij kryesor Musavi mori pothuajse 34 %. Në vend ndodhën përplasje të mijëra demostrantëve që dolën me parrullat në mbështetje Musavit. Lideri i lartë fetar i Iranit ajatolla Ali Hamenei u bërri thirrje kandidatëve që nuk fituan në zgjedhjet presidenciale të përmbahen nga provokacionet dhe të mbështesin Presidentin Mahmud Ahmadinexhad, i cili fitoi me një fitore mjaft bindëse.