0Biellorusia dhe Uzbekistani nuk nënshkruan marreveshjen mbi krijimin e Forcave Kolektive të reagimit operativ të Organizatës së Traktatit mbi Sigurimin Kolektiv (OTSK), njoftoi agjencia “Interfaks”. Në samitin në Moskë këtë dokument e miratuan vetëm pesë nga shtatë vendet përbërese të organizatës: Rusia, Armenia, Kirgizia, Kazakistani dhe Taxhikistani. Delegacioni biellorus hoqi dorë nga pjesëmarrja në samitin e Moskës për shkak të “luftës së qumështit”, kurse Uzbekistani, sipas fjalëve të Presidentit të Federatës Ruse Dimitri Medvediev, shprehu një sërë dyshimesh në lidhje me krijimin e forcave të armatosura të OTSK-së. Medvediev deklaroi se nuk sheh asgjë dramatike nga heqja dorë e Biellorusisë dhe Uzbekistanit të mbështetjes s; vendimit mbi krijimin e forcave kolektive.