Në afishe emri i saj shkruhet thjesht -“Anna”. Bukuroshja kryesore e operës botërore. Ajo ndryshoi rrënjësisht përfytyrimin mbi atë, se ç’paraqitje, aparencë duhet të ketë këngëtarja e kësaj gjinie. E shkëlqyeshme, mbresëlënëse, e shpenguar, seksuale, me një stil të veçantë, - jo më kot atë e quajnë ikonë të glamour-it operistik. Ajo në mënyrë gracioze, tepër tërheqëse lëviz në skenë, xhiron videoklipe me arie operistike dhe shfaqet në kopertinat e revistave të lustruara. Në vitin 2007 revista “Musical America” e quajti Annën “Muzikante të vitit”. Në Rusi ajo u nderua me Çmim Shtetëror dhe mori titullin “Artiste e Popullit”. Anna për nga natyra e vet është njeri jozemërak, e butë, shpirtmirë, aspak mendjemadhe, përpiqet të mos i vërë re intrigat teatrale. Smirën e quan ndjenjë të kobshme, shkatërruese. “Duhet të punosh shumë!”-thotë ajo. Kur njihet me dikë ajo prezantohet: “Anja”. Nuk e fsheh aspak se në muzikë më shumë se çdo gjë tjetër preferon hip-hopi-in. Atë rrallëherë mund ta shohësh në gjendje të keqe shpirtërore. Ndërsa ilaçin më të mirë kundër mërzitisë quan shopingun. Në Perëndim gazetarët e quajnë atë “Ylli me xhinse”. “Ty të shohin miliona njerëz!”-e qortojnë atë kritikët. Xhinset janë të rehatshme”- u përgjigjet atyre Anna. Kurse në skenë asaj i pëlqen të jetë njeri i modës: “Unë dua të kënaq jo vetëm veshin, por edhe syrin e admiruesve të mi”, thotë ajo. Anna Netrebko lindi në vitin 1071 në qytetin jugor rus Krasnodar, ndërsa në moshën 16 vjeçare gati sa nuk u bë fituese e konkursit të bukurisë në qytetin e vet duke marrë çmimin e simpatisë së publikut. Në shkollë atë e tërhiqte më tepër sporti, se sa opera. Por për skenën Anna ëndërronte gjithmonë. Mund të thuhet, se karriera e saj në Teatrin e famshëm Mariinski të Peterburgut filloi me rrogën e pastrueses, ku Anna ishte e detyruar të punonte për të fituar ndonjë lek xhepi gjatë kohës së studimeve të larta. “Unë dëshiroja të isha sa më pranë skenës” thotë ylli i operës. Por Konservatorin e Shën Peterburgut nuk arriti ta mbaronte dot. E penguan shfaqjet e teatrit nëpër turne. “Në Perëndim nuk ta kërkon askush diplomën. Luajnë rol vetëm reputacioni dhe profesionalizmi”-thotë Anna. Jashtë skenës Anna Netrebko sillet mjaft shpenguar dhe lirisht, pa komplekse. Ajo fitoi mini-turneun në kërcimin e kankanit në një mbrëmje në Shën Peterburg. La si kujtim reçipetin e vet në një klub të New York-ut, gjë për të cilën vetë dhe tregoi duke qeshur në një intervistë. Me kë nuk i kanë sajuar love story (lidhje dashurie) gazetarët asaj: me Valeri Gergijev, Rolando Villazon, Robbie Williams, Simone Albergini … Bile edhe shikimin entuziast të Presidentit Putin gjatë dorëzimit asaj të titullit “Artiste e Popullit e Rusisë” dhe reagimin e përgjigjes nga ana e saj me skuqje, turbullim ishin të gatshëm ta interpretonin si diçka më tepër. Por shumë shpejt u bë e qartë se Anna në atë moment ishte e fejuar dhe priste një fëmijë. I zgjedhuri i saj u bë baritoni nga Uruguai Erwin Schrott. Kurse në vjeshtë të vitit 2008 atyre u lindi djali. Tani pjesën më të madhe të kohës Anna e kalon në Austri. Jo shumë kohë më parë ajo mori edhe nënshtetësinë e këtij vendi. Aktualisht jeta aktistike e sopranos së mahnitshme është llogaritur për disa vite përpara. Ajo debuton me dirigjentët më të mirë të botës: Valeri Gergijev, Jeyms Levine, Seiji Ozawa. Claudio Abbado. Ndërsa vetë ylli deklaron: “Në këtë profesion nuk mund të arrish kurrë majat më të larta. Gjithmonë duhet të mësosh diçka tjetër të palëvruar më parë”.