Në ndeshjen finale të Kampionatit Botëror të Futbollit skuadra përfaqësuese e Rusisë mundi ekipin përfaqësues të Finlandës me rezultatin 3:0. Skuadrat përfaqësuese të futbollit të Rusisë dhe Finlandës u ndeshën për të drejtën e hyrjes në turneun kryesor të Kampionatit Botëror-2010. Ky takim zgjoi një interesim jashtëzakonisht të madh, mund të thuhet, të paparë. Stadiumi i Helsinkit “Olimpijskij” mblodhi në tribunat e tij një numër maksimal tifozash-37 mijë veta, ndër të tjera, dhe një numër rekord mysafirësh nga Rusia në ndeshjen jashtë kufijve të vendit në ciklin eliminator të kampionatit, gjithsej 7 mijë veta. Që në momentet e para të ndeshjes lojtarët rusë morën nën zotërim topin dhe gjatë gjithë takimit, praktikisht, pothuajse nuk e lëshuan atë. Në minutën e 27-të Aleksandër Kerzhakov, me pasimin e topit të dhënë nga Andrei Arshavin, shënoi golin e parë, ndërsa në fillim të pjesës së dytë të lojës-golin e dytë. Kurse mbas asaj kur në portën kundërshtare shënoi edhe një gol tjetër Konstantin Zirjanov, u bë mëse e qartë, se finlandezët se nuk mund të merrnin më revansh. Ata kështu dhe e përfunduan lojën me rezultat të thatë. Pas ndeshjes trajneri i skuadrës përfaqësuese ruse Guus Hiddink shprehu mendimin e përgjithshëm, duke deklaruar, se është mjaf i kënaqur me lojën e skuadrës së vet. “Ne demonstruam një futboll spektakolar dhe rezultativ, arritëm të dominonim, praktikisht, gjatë gjithë lojës. Rezultati 3:0 është për ne një rezultat shumë i denjë që u arrit ndaj skuadrës përfaqësuese të Finlandës, veçanërisht në fushën e saj”, tha trajneri i rusëve. Ai shtoi se finlandezët, luajtën mirë gjithashtu, por nuk mundën të shfaqnin cilësitë e tyre më të mira. Thjesht, Rusia nuk u la atyre shans për këtë. Fitorja e korrur në Helsinki u jep rusëve shanse reale për të rivalizuar për vendin e parë në grup me gjermanët. Tani ata kanë vetëm një pikë diferencë midis tyre. Finlandezët mbetën në vendin e tretë, por me një distancë serioze pikësh nga liderët. Ndeshjen tjetër të turneut eliminator skuadra përfaqësuese e Rusisë do ta zhvillojë më 5 shtator në Moskë me skuadrën përfaqësuese të Lihtenshtejnit.