Çmimi i naftës në tregjet botërore arriti të mërkurën maksimumin 7 mujor-më tepër se 71 $ për fuçi. Ai u ngrit në nivelin më të pranueshëm për Rusisë që përbën 75 $, vë në dukje vëzhguesi i “Zërit të Rusisë” Konstantin Garibov dhe përmend hollësira si më poshtë vijojnë në materialin e vet. Buxheti rus është përpiluar duke u nisur nga llogaritja e çmimit të naftës 51-53 $ për fuçi. Ndërkohë vetëm me ruajtjen e çmimit jo më pak se 75 $ kompanitë naftënxjerrëse sigurojnë mjete financiare për bërjen e investimeve në zbulimin dhe përvetësimin e vendburimeve të reja. Ja përse tendenca e rritjes së çmimit botëror të naftës u inspiron optimizëm autoriteteve ruse. Sipas vlerësimit të Nënkryeministrit Igor Sjeçin, në Rusi nuk planifikohet reduktimi i nxjerrjes së “arit të zi” në këto tre vitet e afërta, po ashtu si dhe shkurtimi i vëllimeve të shitjeve në tregun e jashtëm. Bile më tepër se kaq, naftësjellësit eksportues që po ndërtohen sipas itinerareve nga Siberia Lindore në Kinë dhe nga Rusia Qendrore në portin Ust-Lluga në Detin Balltik përvijojnë mjaft qartë planet më të afërta të Rusisë për të zënë vend në segmente të reja të tregut energjetik botëror. Ministri rus i energjetikës Sergei Shmatko konfirmoi, se këto plane ambicioze kanë nën vete një bazë të sigurt rezervash lënde hidrokarbure: “Tek ne në vend në vitin 2008 janë zbuluar rreth 66 vendburime të reja. Kjo do të thotë, se po zhvillohet vazhdimisht puna për rinovimin e bazës së rezervave minerale dhe lëndëve energjetike. Unë mendoj, se nuk kanë aspak të drejtë skeptikët, të cilët shpreheshin se në Rusi nafta tashmë po mbaron, se janë konsumuar të gjitha vendburimet, se gjithçka do të vijë në rënie në një kohë të afërt. Në Rusi situata me nxjerrjen e naftës nuk është aspak e keqe. Për ditën e sotme ajo përbën 100.3 % nga niveli i vitit 2008. Kjo do të thotë, se skeptikët, që parashikonin për forcë të çmimit të ulët një rënie të ndjeshme 10-15 % e më shumë, nuk kishin gjithashtu të drejtë”, tha ai. Tendenca e rritjes së çmimit botëror të naftës u përvijua tashmë mjaft qartë. Ndërkohë është më se evidente dhe me peshë pjesa përbërëse spekulative e nivelit të çmimit aktual, më të lartit për këtë vit. Treiderat luajnë me luhatjet e kursit të dollarit dhe euros, si dhe kalojnë mjetet financiare nga aktivet, që po u bie vlera, në sektorin energjetik për fitimin e parave të “shpejta”. Me një fjalë, nuk ka kurrëfarë garancish të rritjes së mëtejshme të kërkesës botërore për naftë, të përforcuar edhe me rritje investimesh, edhe me bazë rezervash. Mendohet, se reduktimi i programeve të investimeve kapitale do të çojë pas 3-5 vjetësh në shkurtimin e nxjerrjes dhe ofertës së naftës në tregun botëror. Të gjitha këto i dhanë shkas Kreut të “Gazprom-it” rus Aleksei Miler të quajë të vërtetësishëm parashikimin 150 $ për fuçi pas një periudhe 2-3 vjeçare. Me qëllim që të shmangen luhatjet e theksuara të çmimeve në tregun botëror Rusia quan të domosdoshëm krijimin e mekanizmit të minimizimit të rreziqeve valutore në tregun botëror të naftës. Në veçanti, u pranua si i arsyeshëm përpunimi i idesë së krijimit të valutës rajonale për vendet e Bashkësisë së Shteteve të Pavarura. Shembullin e kësaj e dhanë Arabia Saudite, Katari, Kuvaiti dhe Bahreini, të cilat, siç pritet, kanë ndërmend të lidhin në perspektivë kontrata nafte me shfrytëzimin e njësisë së vet monetare.