Riformatimi i marrëdhënieve të Rusisë dhe SHBA-s mund të shkarkojë, të zbusë në mënyrë cilësore situatën e tensionuar me rreziqet kërcënuese terroriste në mbarë botën. Për këtë deklaroi të enjten, më 11 qershor, Përfaqësuesi special i presidentit të Federatës Ruse për çështjet e bashkëpunimit ndërkombëtar në luftën kundër terrorizmit dhe kriminalitetit të organizuar transnacional Anatoli Safonov. Sipas fjalëve të diplomatit, “terrorizmi” nuk lindi si rrezik kërcënues ndërkombëtar më 11 shtator të vitit 2001, por pikërisht atëhere ai doli në një nivel të ri. Dhe në ditët tona, me qëllim që të arrihen ndofarë rezultatesh konkrete në luftën me të, duhet të përcaktohen qartë tre të ashtuquajturët teatro veprimesh: teatri global, rajonal dhe ai lokal. Gabimi i komunitetit ndërkombëtar konsiston në atë, se që në fillim u morr vendimi për të dhënë goditje në të gjitha drejtimet, gjë kjo, që nga ana e vet, i shërbeu evoluimit dhe forcimit të terrorizmit. Gjatë kësaj, vuri në dukje Anatoli Safonov, është e rëndësishme tu hiqet, tu mohohet terroristëve e drejta për të folur në emër të islamit. Rusia është e interesuar për diskutimin e problemit të terrorizmit në shumë platforma ndërkombëtare duke përfshirë këtu edhe OKB-në, NATO-n, Organizatën e Bashkëpunimit të Shangait, BRIK. Por ngjarjet e paradokohshme, që sollën me vete ftohjen e marrëdhënieve midis Moskës dhe Brukselit, ndikuan negativisht në bashkëpunimin e Rusisë me NATO-n në sferën e luftës kundër terrorizmit ndërkombëtar, i cili megjithatë nuk u ndërpre krejtësisht. Jo më pak i rëndësishëm në lidhje me këtë bëhet edhe bashkëveprimi reciprok dypalësh i Rusisë dhe SHBA-s, i cili aktualisht po pëson ndryshime cilësore. Grupi i punës ruso-amerikan për luftën me terrorizmin u krijua që në vitin 2000 dhe gjatë gjithë kësaj kohe ka punuar aktivisht duke u përqendruar në çështjet e kundërshtimit të rreziqeve kërcënuese terroriste, ndër të tjera edhe aksioneve të mundshme me përdorimin e armës së shfarosjes në masë. Kurse “riformatimi” i marrëdhënieve të Moskës dhe Uashingtonit, që filloi këtë vit, mund të përmirësojë në mënyrë cilësore punën edhe në frontin e luftës me rreziqet kërcënuese terroriste në mbarë botën. Një mundësi e tillë nuk duhet humbur kurrësesi. Prandaj Rusia do ti bëjë propozime “me qëllime krejtësisht të përcaktuara” SHBA-s në takimin e pritshëm të korrikut të dy presidentëve, vuri në dukje Anatoli Safonov: “Ne jemi përgatitur shpirtërisht për atë, se do të zhvillohet një bisedë e mirë dhe analizimi, pasqyra e gjithçkaje pozitive të përpunuar deri tani me venien e theksi mbi ato gjera nga të cilat do të ishte mirë të distancoheshim. Ne kemi ndërmend të diskutojmë në mënyrë të detajuar, konkrete atë që është përpunuar deri tani dhe ato propozime që do të realizohen në jetë në një kohë të afërt”, deklaroi diplomati. Gjithçka që ka të bëjë me terrorizmin, piraterinë detare, regjimin e mospëehapjes së armës bërthamore flet mbi atë, se sa e cënueshme është bërë paqja dhe sa e pasigurtë bota në të cilën ne jetojmë, theksoi Anatoli Safonov. Presidentët Dimitri Medvediev dhe Barak Obama në takimin e tyre në Moskë do të diskutojnë problemet më aktuale si në marrëdhëniet dypalëshe, ashtu dhe në arenën ndërkombëtare, prandaj samiti i tyre i parë zyrtar duhet të bëhet pikënisje për zhvillimin e bashkëpunimit ruso-amerikan për vite të tëra përpara. Sipas fjalëve të Anatoli Safonov, në Rusi e kuptojnë për mrekulli, se terrorizmi ndërkombëtar, narkotrafiku, kriminaliteti transkufitar dhe pirateria janë dukuri “jetëgjata”. Kundër këtyre rreziqeve kërcënuese është e pamundur të luftohet në format të vetëm. Bile edhe gjatë ekzistencës së divergjencave politike duhen kërkuar megjithatë rrugëzgjidhje në të gjitha drejtimet bashkarisht. Dhe hap i parë drejt arritjes së këtij qëllimi duhet të bëhet përpunimi i Konventës së rinovuar ndërkombëtare për luftën kundër terrorizmit.