Në Moskë u duk për herë të parë në Rusi klasa mësimore e lëvizshme, mobile. Në furgonin me ngjurë blu të ndezur, që udhëton nëpër rrugët e qytetit, nxënësëve u jepen orë mësimi në lëndën e fizikës. Në këtë autobus-klasë të pazakontë mësimi fillon me shfaqjen e një filmi shkencor. Pastaj mësuesi-metodist u shpjegon nxënësëve ligjet e fizikës dhe vetitë e materialeve, duke i vërtetuar ato me rrugë eksperimentale. Në klasën e lëvizshme ka edhe një mikroskop, me anën e të cilit çdo nxënës ka mundësi të shikojë nanogrimcat, të pakapshme për syrin e njeriut. Veçantia e këtyre orëve të mësimit konsiston në atë, se fëmijët për 45 minuta njihen me teknologjitë më bashkëkohore. Në këtë furgon zhvillohen eksperimente unikale. Orë të tilla mësimi ndryshojnë përfytyrimin e nxënësëve mbi fizikën. Kjo nuk është aspak një lëndë e mërzitshme me formula e llogaritje, siç mendojnë shumë veta. Këto orë mësimi janë zbulime të reja çdo ditë. Çdo ditë në këtë autobus të vogël zhvillojnë orë mësimore nxënësit e klasave 6-7 të kryeqytetit. “Furgoni i mençur” do të qarkullojë midis shkollave të ndryshme të Moskës. Për një vit atë do ta vizitojnë nxënësit e 100 shkollave të kryeqytetit.
***
Në qytetin rus Norilsk ndodhi një sensasion i vërtetë. Atje lindi një foshnjë që flet. Prindërit e të sapolindurit-Rodion Bazhejev dhe Liza Bazhejeva- kanë mbetur të shokuar nga aftësitë e pazakonta të fëmijës së tyre. Menjëherë pas daljes së vet në dritë foshnja paprimas shqiptoi shkoqur fjalën “Babi!”. Kaluan vetëm disa minuta dhe ai tashmë tha një fjalë tjetër: “Mami!”. Ndërsa kur ditën tjetër e ëma 17 vjeçare po i shpjegonte të birit se së shpejti do të vijë babai për ti parë, foshnja pyeti: “Kush? Babi”. Dhe duhet thënë se këto nuk janë aspak trillime të nënës së re. Fëmija fili në sytë e personelit të shtangur të shtëpisë së lindjes (maternitetit). Ky rast i jashtëzakonshëm i fyti mjekët në qorrsokak. Prindërit e rinj të Stepanit e morrën me gjithë seriozitetin e duhur periudhën e shtatëzanisë: lexonin literaturë speciale, dëgjonin muzikë, ndiqnin kurset praktike të lindjes. Sipas mendimit të mamive, tani lindin fëmijë krejtësisht të tjerë, shumë më të zhvilluar se sa 10 vjet më parë. Fëmija është i aftë që të mësojë në bark të nënës, të perceptojë botën nëpërmjet saj, ndjesive të nënës së vet. Në qoftë se nëna e ardhshme merret me të, e argëton fëmijën sikur ai të kishte lindur tashmë, atëhere foshnja, shpesh herë, lind me dhunti. Njeriu, si pjesë e pandarë e natyrës, gjithashtu detyrohet të përshtatet me kushtet e reja të jetës. Pikërisht prandaj po lindin gjithnjë e më shpesh në botë tani fëmijë të pazakontë.
***
Pavarësisht nga kriza ekonomike botërore, njerëzit nuk rreshtin së thyeri rekorde të ndryshme. Këto ditë në qytetin rus Çerkesk (Republika e Karaçajevo-Çerkezisë) përgatitën dhe poqën shishqebapin më të gjatë në botë, i cili meriton të regjistrohet në Librin e rekordeve. Mangalli për pjekjen e tij u shtri nëpër gjithë sheshin qendror të qytetit. Për të marrë pjesë në këtë eveniment të jashtëzakonshëm dhe me shpresë për të provuar ndonjë copë të këtij shishqebapi të veçantë erdhën njerëz shumë njerëz nga e gjithë republika. Vendosën ta thyejnë këtë rekord 80 kuzhinierët më të famshëm, virtuozë të shishqebapit të Karaçajevo-Çerkezisë. Paraprakisht ata marinuan 400 kilogramë mish. Mishin e shkuan në shufra të veçanta me gjatësi 50 cm sejcila, ndërsa më pas i bashkuan ato në një shufër të vetme, të madhe. Për pjekjen e shishqebapit 120 metra të gjatë u desh një orë e gjysëm. Ndërsa më pas filloi gostia e madhe. Të gjithë njerëzit e pranishëm në këtë ngjarje u gostitën falas.
***
Kurse në qytetin ukrainas Kremençugë bënë hartën tejet madhe të ngrënshme të Ukrainës. Si materiale, ingrediente, për përgatitjen e saj shërbyen sallami i shtëpisë, proshuta, pastërmaja, kërpudhat e marinuara, kiwi, ullinj, mollë, dhjathë, peshk i kripur, turshi të ndryshme, brumë me disa shtresa, vezë shkurtash, kaviar i zi. 8 kuzhinierë punuan mbi këtë vepër kulinarie 2 ditë me radhë. Përmasat e hartës së shijshme janë 2.67x3.45 metra. Gjithësej për përgatitjen e saj u nevojitën 20 kg. produkte. Përfaqësuesit e “Librit të rekordeve të Ukrainës” thonë, se arritje të një formati të tillë u fiksuan për herë të parë. Kjo vepër e artit të kulinarisë nuk e pati jetën fort të gjatë. Një orë pas fiksimit të rekordit, nga harta e madhe prej ingredientesh të ngrënshme mbetën vetëm lumenj e dete prej lëngu peshku.
***