0Kievi vazhdon të furnizojë armë hua Gjeorgjisë, deklaroi për gazetën e Kievit “Sot” deputeti i parlamentit ukrainas Valeri Konovaluk. Ai drejton komisionin e Verhovnaja Rada (parlamenti) për hetimin e pjesëmarrjes së Ukrainës në konfliktin gjeorgjiano-jugosetinian. Sipas fjalëve të Konovalukut, për vitin e kaluar Gjeorgjia u armatos plotësisht. Në momentin aktual Tbilisi i detyrohet Kievit 30 milionë dollarë për armatimet e furnizuara. Formalisht një tregëti e tillë nuk është e ndaluar. Në të njëjtën kohë me veprimet e veta Ukraina indirekt vë në rrezik kërcënues trupat paqësore ruse në kufi me Gjeorgjinë dhe Osetinë e Jugut, bëri të ditur Konovaluk.