0E ardhmja është tema kryesore e Festivalit Ndërkombëtar të Librit që do të hapet sot në Moskë. Në të marrin pjesë përfaqësuesit e më shumë se 40 vendeve. Priten më shumë se 200 prezantime të projekteve të reja, programe të shtëpive botuese dhe seminare. Një vëmendje të veçantë do ti kushtohet kulturës së Evropës Lindore. Për atë është përcaktuar një “Eurosallë” speciale. Në programin e këtij Festivali do të ketë gjithashtu edhe shfaqje për fëmijët e teatrit finlandez “Quo Vadis” dhe shfaqja e ekranizimeve të veprave të klasikëve nga Japonia dhe Norvegjia. Festivali do të zgjasë deri më 14 qershor.