0Projekt rezoluta e Këshillit të sigurimit të OKB-së për RPD të Koresë parashikon mundësinë e anulimit të masave të ndërmarra kundër Phenianit si përgjigje ndaj provave bërthamore, deklaroi Përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë pranë OKB-së Vitali Çurkin. Midis masave të propozuara janë kufizimet financiare, embargoja e rreptë ndaj importit dhe eksportit të armëve, kontrolli i detajuar i kamionëve dhe anijeve dyshuese. Sipas fjalëve të Çurkinit, rezoluta lë derën hapur për Korenë e Veriut për negociatat dhe kthimin tek procesi politik, i cili ka vazhduar disa vite me radhë. Votimi për rezolutën do të bëhet të premten.