Në historinë 16 vjeçare të përpjekjeve të Rusisë për hyrjen në Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT) ndodhi një kthesë e papritur. Moska, Minsku dhe Astanaja vendosën të bëhen anëtarë të kësaj organizate njëkohësisht dhe të gjithë së bashku në formatin e Bashkimit Doganor. Udhëheqja e Rusisë që në fillim u detyrua të përcaktohej me zgjedhjen e vet: ti japë prioritet hyrjes në OBT apo të krijojë Bashkimin Doganor së bashku me fqinjët e vet. Në fakt, kjo është thikë me dy presa. Në qoftë se do të hyjë në OBT si shtet i mvetësishëm, atëhere të gjitha detyrimet e marra mbi vete nga ana e Rusisë do të ngushtonin vendin, sheshin për manovrim në negociatat me partnerët në Bashkimin Doganor. Ndërsa në qoftë se do të krijohet në fillim Bashkimi Doganor, atëhere mund të zvarriset gjatë procesi i hyrjes në OBT. Rusia dëshironte të hynte në fillim në Organizatën Botërore të Tregtisë, kurse më pas të krijonte hapësirën unike doganore në platformën e Bashkësisë së Shteteve të Pavarura. Gjatë kësaj vendet-aleate me kalimin e kohës do të mund të bashkoheshin me OBT me po ato kushte si dhe Rusia. Por procesi u zgjat si shumë dhe qeveria u ndodh përpara dilemës: mos do të ishte vallë më e arsyeshme të ndyshohen planet? Kështu mendon ekspertja jonë nga Qendra e problemeve të globalizimit dhe integrimit të Institutit Ekonomik të Akademisë së Shkencave të Rusisë Daria Ushkallova: “Ose ne presim hyrjen në OBT dhe nuk krijojmë Bashkimin Doganor, ndërsa mund të presim ne ende dhe për një kohë shumë gjatë. Ose ne krijojmë Bashkimin Doganor tani, por atëhere, rrjedhimisht, neve do të na duhet të hyjmë në OBT në format Bashkimi Doganor, dhe jo veças si Rusi”, thotë Daria Ushkallova. Siç e shikojmë, pra, u morr vendimi për të avancuar nëpër këtë rrugën e fundit. Por edhe këtu ka shumë shkëmbinj të nënujshëm. Në parim, rregullat e OBT nuk përjashtojnë mundësinë e bashkimit të territorit doganor me Organizatën, por deri tani nuk ka patur në historinë e saj precedente të tilla. Vështirësia kryesore konsiston në atë, se tre vendet-Rusia, Bjellorusia dhe Kazakistani-ndodhen aktualisht në nivele të ndryshme gatishmërie për integrim në OBT. Edhe kërkesat që paraqiten ndaj tyre janë të ndryshme. Në qoftë se ndaj Moskës dhe Astanasë ato janë, kryesisht, kërkesa të planit ekonomik, përkatësisht Minskut ato kanë karakter politik. Megjithatë, vetë jeta do ta tregojë, se plotësimi i kushteve të paraqitura nga OBT, nuk është aspak garanci e hyrjes në të. Kështu që, ndoshta, shtyrja e negociatave intergruese, ndërsa ajo është e pashmangshme meqenëse vetë Bashkimi Doganor do të hyjë në fuqi vetëm pas 6 muajsh, nuk frenon, por, përkundrazi do ta përshpejtojë këtë proces.