Rezoluta № 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën, e cila u miratua 10 vjet më parë, më 10 qershor të vitit 1999, destinohej të ndihmonte për gjetjen e rrugëzgjidhjes së drejtë dhe të gjithëmbarshme të problemit tejet të mprehtë kosovar. Ajo projektohej, shihej si dhënie krahinës serbe të “një autonomie të qenësishme dhe një vetadministrimi të konsiderueshëm” me respektimin gjatë kësaj të “sovranitetit dhe tërësisë territoriale të Republikës së Bashkuar të Jugosllavisë dhe shteteve të tjera të rajonit”. Duke njohur në mënyrë të njëanshme në shkurt të vitit 2008 pavarësinë e Kosovës, SHBA-s dhe vendet kryesore-anëtare të BE, faktikisht, i vunë vizë vendimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe e futën në qorrsokak procesin e rregullimit të problemit kosovar. A është i rrezikshëm vallë ky qorrsokak? Ekziston në të vërtetë rreziku për një shkallëzim të ri të konfliktit në Kosovë? Me këto pyetje ne iu drejtuam Shefit të Katedrës së Historisë së popujve sllavë të Evropës Jug-Lindore në kohën e re të Institutit të Sllavistikës të Akademisë së Shkencave të Rusisë Aleksandër Karasjov: “Problemi më kryesor në Kosovë ka të bëjë me gjendjen e serbëve kosovarë. Natovianët patën premtuar më parë se do ta mbajnë plotësisht situatën nën kontroll, kurse diplomatët amerikanë deklaruan se nuk do t’i lejojnë Rusisë dhe Serbisë të minojnë, sipas fjalëve të tyre, kauzën e drejtë dhe tejet të rëndësishme të pavarësisë kosovare. Por që tani është bërë më se evidente, se do të ketë acarime të reja të situatës brenda për brenda vetë Kosovës”, thotë Aleksandër Karasjov. Dhe skenari i zhvillimit të tyre është mëse alarmues duke marrë parasysh vendosmërinë e patundur të gjithë serbëve ballkanas për të vazhduar luftën e drejtë për shtetësinë serbe… Neve nuk na habit aspak gatishmëria e serbëve për ti rezistuar, për ti bërë ballë presionit tepër të fuqishëm që ushtrohet mbi ta nga ana e SHBA-s, NATO-s dhe BE, shprehet Aleksandër Karasjov në bisedën me korrespondentin tonë. “Këmbëngulja e serbëve në çështjen kosovare është e lidhur me fyerjen e tyre morale si popull. Ndër të tjera, në anën e serbëve është jo vetëm e drejta ndërkombëtare, por dhe argumentet historike. Në traditën historike serbe këto toka, pra Kosova dhe Metohia, kështu dhe quheshin-Staraja Serbia (Serbia e Vjetër). Pas asaj, kur në Luftën e Parë Botërore të viteve 1912-1913 trupat e aleatëve ballkanikë në krye me Serbinë i dhanë goditjen përfundimtare dërrmuese ushtarake Perandorisë Osmane, Evropa u detyrua të njohë të drejtën e Mbretërisë së Serbisë për ribashkimin me Kosovën, kujtoi bashkëbiseduesi ynë. Kështu që “qorrsokaku kosovar” aktual të kujton më tepër “fuçinë e barutit”. Kurse vendimi i marrë këto ditë nga udhëheqja e NATO-s për shkurtimin deri në janar të vitit të ardhshëm të efektivit të kontingjentit të vet në Kosovë deri në 1/3 është i aftë tu zgjidhë akoma dhe më shumë duart ekstremistëve shqiptarë.