Në Ingusheti dhe Dagestan guerrilasit ndërmorrën një sërë sulmesh ndaj përfaqësuesve të organeve të ruajtjes së rendit. Sot pesë persona u plagosën si rezultat i hapjes të zjarrit mbi makinën në të cilën po udhëtonte Zëvendës kryetarja e Gjykatës së Lartë të Ingushetisë Aza Gazgirejeva. Si rezultat ajo vetë gjeti vdekjen. Kjo është vrasja e dytë “e zhurmshme” në Kaukazin e Veriut brenda një jave. Të premten e kaluar në Dagestan si rezultat i një atentati u vra Ministri i punëve të brendshme i Dagestanit Adilgerei Magomedtagirov dhe shefi i një prej nënreparteve të MPB të republikës. Kësaj nate grupe guerrilasish qëlluan me armë zjarri mbi repartet policore në dy pika banimi të Dagestanit. Aktualisht në republikë po zhvillohet operacioni për zbulimin dhe asgjesimi fizik të guerrilasve.