Administrata e Obamës është “tej mase e interesuar” për bashkëpunim me Rusinë në lidhje me mbrojtjen antiraket, deklaroi Kreu i Pentagonit Robert Geits. “Unë shpresoj shumë se rusët do të bëhen partnerët tanë në krijimin e mbrojtjes antiraket (MAR), të drejtuar kundër Iranit”, tha ai. Sipas fjalëve të Geits, ai personalisht i ka siguruar më se një herë udhëheqësit rusë për atë, se sistemi amerikan antiraket po përpunohet dhe po dislokohet jo për kundërveprim ndaj forcave strategjike të Rusisë dhe se SHBA-s kanë dalë jo një herë me propozime për partneritet.