Numri i trupave pajetë, që janë gjetur në vendin e rënies së avionit të pasagjerëve të kompanisë ajrore “Air Franc” në Oqeanin Atlantik, u rrit deri në 41, njoftoi përfaqësuesi i Forcave ushtarako-ajrore të Brazilit. Në operacionin kërkimor marrin pjesë anije dhe avionë. Gjithësej në bordin e aerobusit, që po kryente fluturimin nga Rio-de-Janeiro për në Paris, gjendeshin 228 veta.