Artistja e popullit e Bashkimit Sovjetik, këngëtarja Ljudmilla Zikina mbushi 80 vjeç. Zëri i saj u bë simbol i Rusisë. Në repertorin e këngëtares hyjnë më shumë se 2 mijë këngë popullore ruse, vepra të kompozitorëve bashkëkohorë dhe romanca. Tirazhi i përgjithshëm i disqeve të Zikina-s i tejkaloi të 6 milionë ekzemplarët. Me talentin e saj mahniteshin veprimtarë të mëdhenj politikë dhe përfaqësues të kulturës botërore, midis të cilëve Charlie Chaplin, Sharl Aznavur, Frank Sinatra. Për nder të jubileut të vet Zikina po fillon një turne të madh nëpër Rusi.