Piratët somalezë ndryshuan taktikën e vet dhe filluan të sulmojnë më shpesh gjatë natës anijet tregëtare, njoftoi përfaqësuesi i Forcave ushtarako-detare të SHBA-s. Ai vuri në dukje gjithashtu, se aktualisht piratët zhvillojnë aktivitetin e tyre, kryesisht, në Detin e Kuq. Sipas fjalëve të tij, kjo u shkaktua nga fakti se një sërë vendesh dërguan anijet e veta luftarake në rajonin e Gjirit të Adenit për mbrojtjen e anijeve tregëtare.