Mihaill Saakashvili nuk ka ndërmend të largohet nga posti i Presidentit të Gjeorgjisë, prandaj aksionet paqësore të protestës me kërkesën e dorëheqjes së tij do të vazhdojnë, por do të bëhen më aktive dhe më radikale, deklaroi ish kandidati për president, njëri nga liderët e opozitës, Levan Gaçeçillaxe pas takimit me Kryetarin e shtetit. Vërtet, sipas fjalëve të tij, Saakashvili propozoi që të rishikohen çështjet e ndalimit të opozitarëve gjatë këtyre dy muajve të fundit. Vetë Presidenti i Gjeorgjisë tani për tani nuk i komentoi publikisht rezultatet e këtij takimi.