Pavarësisht nga situata jo e thjeshtë në ekonominë botërore, dega ruse e peshkimit po zhvillohet në mënyrë të qendrueshme, deklaroi Kryeministri Vladimir Putin në mbledhjen kushtuar zhvillimit të degës në fjalë. Putin vuri në dukje, se për një punë më të suksesshme, në Rusi duhet të krijohet zinxhiri efektiv prej hallkave të peshkimit, përpunimit, transportimit dhe realizimit të produkteve të peshkut në treg. Sipas fjalëve të Kryeministrit, qeveria është e gatshme të anulojë taksat doganore për importimin e pajisjeve të nevojshme për degën e industrisë së peshkut dhe po përpunon masat për mbështetjen e biznesit të vogël në degën e peshkimit.