“ZËRI I RUSISË” SHPALL MBI ZHVILLIMIN E KONKURSIT!

KËTË VIT RADIOKOMPANIA JONË MBUSH PLOT 80 VJET! NË VITIN E JUBILEUT TË VET “ZËRI I RUSISË” DËSHIRON TË PARAQESË NË ETER GJITHÇKA MË TË MIRË QË KEMI NE – DËGJUESIT TANË.

NE SHPALLIM ZHVILLIMIN E KONKURSIT: PËR MATERIALIN MË TË MIRË NË GJUHËN RUSE! NË QOFTË SE JU JENI BËRË DËSHMITAR OKULAR I NDONJË EVENIMENTI TË RËNDËSISHËM, MBRESËLËNËS, NË QOFTË SE JU DINI NDONJË HISTORI TËRHEQËSE, INTERESANTE, OSE, THJESHT, JENI TË GATSHËM TË NDANI ME NE MENDIMET DHE PËRSIATJET TUAJA – LIDHUNI ME “ZËRIN E RUSISË”.

VENDOSNI DERI MË 15 GUSHT RADIOSHËNIMET TUAJA, SKICAT, REPORTAZHET SI DHE VIDEOSUBJEKTET ME KOHËZGJATJE DERI NË 2 MINUTA NË SAJTIN ME KËTË ADRESË: FEST.RUVR.RU

PUNËT MË TË MIRA DO TË TINGËLLOJNË NË ETER DHE DO TË VENDOSEN NË SAJTIN E RADIOKOMPANISË. FITUESIT DO TË PËRCAKTOHEN NGA JURIA DHE REZULTATET E VOTIMIT TË VIZITORËVE TË SAJTIT.

PËRVEÇ KËSAJ! FITUESIT E KONKURSIT DO TË FTOHEN NË MOSKË PËR PJESËMARRJE NË FESTIVALIN E PARË NDËRKOMBËTAR TË RADIOSTACIONEVE RUSISHTFOLËSE QË DO TË ZHVILLOHET MË 2-3 NËNTOR NË KRYEQYTETIN RUS.

MË HOLLËSISHT MUND TË NJIHENI ME INFORMACIONIN PËRKATËS NË SAJTIN FEST.RUVR.RU


Informacioni mbi KRTSH “Zëri i Rusisë”:


“Zëri i Rusisë”– Kompania Radiotransmetuese Shtetërore– zhvillon emisionet e veta për vendet e huaja që nga 29 tetori i vitit 1929. Radiokompania transmeton më tepër se 500 programe, që përmbajnë informacion të hollësishëm mbi fusha të ndryshme të jetës së vendit, në 39 gjuhë të huaja 145 orë në regjim ditë-natë në 160 vende dhe territore të botës. “Zëri i Rusisë” përhap informacionin e vet edhe nëpërmjet rrjetit Internet. Auditori i saj ka arritur deri në 100 milionë veta. Adresa e sajtit të Kompanisë: http://www.ruvr.ru/

Shërbimi i shtypit i KRTSH “Zëri i Rusisë”
8-(495)-950-60-40; 8-(495)-951-05-66;
I-mail: yagunova@ruvr.ru
Ekaterina Jagunova