Rusia vazhdon ta quajë Këshillin e Sigurimit të OKB-së platformën kryesore të zgjidhjes së problemit bërthamor të Gadishullit Korean. Kjo pozitë është e pandryshueshme, tha Sekretarja e shtypit e Kryetarit të shtetit rus Natalia Timakova. Sipas fjalëve të saj, pikërisht në Këshillin e Sigurimit të OKB-së Rusia bashkëvepron aktivisht me partnerët e vet dhe ndjek si qëllim përpunimin e qëndrimeve të përgjithshme përkatësisht rregullimit të problemeve ekzistuese.