Bashkëpunimi i vendeve të BRIK-ut, në të cilin hyjnë Brazili, Rusia, India dhe Kina, është në favor të ekonomisë botërore, që po përjeton krizë aktualisht, deklaroi Zëvendës ministri i punëve të jashtme i Kinës He Jafej në vigjilje të samitit të këtyre vendeve. Anëtarët e BRIK-ut kanë pozita të ngjashme në lidhje me shumë probleme të rëndësishme, kurse ndikimi i tyre në sferën e politikës ndërkombëtare po vjen duke u rritur vazhdimisht.