Botimi “Vremia novostei” paraqet “Doktrinën e Makarovit”. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm rus të Forcave të Armatosura përcaktoi gjeografinë e rreziqeve që i kanosen Rusisë. Për ushtrinë tani janë jashtëzakonisht të nevojshme ndryshimet me përmasa të mëdha, pasi forcat e armatosura të periudhë së para reformës, sipas mendimit të Makarovit, nuk do të mund të reagonin dot në mënyrë adekuate ndaj goditjeve të mundshme nga ana e SHBA-s dhe NATO-s. Bile më tepër se kaq, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm mendon se aktualisht ushtria gjeorgjiane është e armatosur më mirë, se sa në kohën e agresionit të gushtit të vitit 2008. Kurse vendet pranë Balltike dhe Polonia, sipas mendimit të tij, kërkojnë me insistim ndëshkimin e Rusinë. Aspak të thjeshta janë edhe marrëdhëniet me Ukrainën, udhëheqja e së cilës synon drejt anëtarësimit të vendit në Aleancën VeriAtlantike, njofton botimi "Vremia novostei".


***


Ministria e financave propozon rritjen në mënyrë radikale të gjobave për operacionet e paligjshme valutore në treg. Siç shkruan botimi “Rossiskaja gazeta”, shkelësit e këtij ligji do të dënohen seriozisht. Për makinacionet e tyre ata i pret një gjobë me përmasa 100 % nga vlera e ujdisë së përfunduar nga ata. Ndërkaq, duhet thënë, se kjo masë vepron si për ndërmarrjet, po ashtu edhe për qytetarët. Me gjithë shumën e marrëveshjes së lidhur propozohet të gjobiten edhe ata, të cilët shkelin rregullat gjatë hapjes së llogarive bankare jashtë shteti, saktëson “Rossiskaja gazeta”.


***


“Familja e carit kaloi kursin e reabilitimit”, njoftoi gazeta “Kommersant”. Në lidhje me çështjen që ka të bëjë me pushkatimin e familjes së Romanovëve janë reabilituar edhe 15 persona të tjerë. Si rezultat u kënaq lutja, kërkesa e Kreut të Shtëpisë Perandorake Ruse, që tashmë arriti vitin e kaluar qëllimin e reabilitimit të Nikollait të II-të dhe familjes së tij të pushkatuar nga bolshevikët. Së bashku me familjen e Romanovëve u reabilituan edhe 10 qytetarë të tjerë, të cilët u morën nën arrest bashkë me familjen e Carit në Perm dhe Alapajevsk si dhe djali i Knjazit (kontit) të madh Pavel Aleksandroviçit, knjazi Vladimir Pavlloviç Palej, i cili u pushkatua gjithashtu megjithëse nuk mbante mbiemrin e Romanovëve. Dhe së fundi, si viktimë e këtij persekutimi u njoh edhe gruaja e Knjazit të Madh Joann Konstantinoviç, Elena, e pushkatuar në Alapajevsk, bën të ditur gazeta “Kommersant”.