Potenciali bërthamor i RPD të Koresë mund të shndërrohet në “armë të sulmeve të pamëshirshme për dhënien e goditjeve shpaguese” për ata të cilët “ do të guxojnë të prekin qoftë edhe një fije të sovranitetit e dinjitetit të vendit”, shkruan gazeta koreane “Minçzhu Çoson”. Më parë mjetet vendase të informimit masiv e patën karakterizuar armën atomike të RPD të Koresë vetëm si “mjet vetëmbrojtjeje dhe ruajtjes së paqes në Gadishullin Korean”. Pheniani e argumenton domosdoshmërinë e ruajtjes së potencialit bërthamor me “rritjen e rrezikut kërcënues atomik” nga ana e SHBA-s , në një kohë kur në Uashington konfirmojnë se e larguan arsenalin e vet bërthamor nga jugu i Gadishullit Korean që në fillim të viteve 1990.