Shkollat e larta të vendeve të Bashkësisë kanë si qëllim të krijojnë universitetin e hapur të Bashkësisë së Shteteve të Pavarura në rrjetin Internet. Pas kësaj studentët do të kenë mundësinë që të marrin arësim të lartë në një nga 10 universitetet kombëtare të vendeve të Bashkësisë që marrin pjesë në këtë projekt. Drejtimet kryesore të veprimtarisë arsimore të Universitetit të hapur në rrjetin Internet do të jenë jurisprundenca ndërkombëtare, menazhimi ndërkombëtar dhe gjuha ruse. Mësimdhënia në rrjetin Internet do të fillojë vitin e ardhshëm.