Sipas të dhënave të Institutit të Stokholmit për studimin e problemeve të botës, 2008 u bë vit rekord përkatësisht shpenzimeve për armatimet në botë. Vendin e parë për periudhën nga viti 1999-2008 e zënë SHBA-s me 219 miliardë dollarë. Pas tyre renditen Kina dhe Rusia, përkatësisht, me 42-24 miliardë sejcila. Në grupin e liderëve bëjnë pjesë gjithashtu edhe India, Arabia Saudite, Irani, Izraeli, Brazili, Korea e Jugut. Në kushtet e luftës kundër terrorizmit ndërkombëtar shumë vende e shikojnë “luftën me terrorizmin” vetëm e vetëm nëpërmjet prizmit ushtarak dhe e përdorin atë si justifikim për rritjen e shpenzimeve për blerjen e armatimeve.