Lista e mallrave të ndaluara në Rusi, që importohen nga Biellorusia, po vjen duke u rritur. Kryemjeku sanitar i Rusisë Genadi Onishenko deklaroi për ndalimin e importit edhe të 800 emërtimeve të tjera të produkteve të qumështit nga Biellorusia në Rusi, suplementarisht 600 asortimenteve të këtyre produkteve të ndaluara më parë, për shkak se dokumentet e produkteve bjelloruse nuk përkojnë me reglamentin rus, që hyri në fuqi vitin e kaluar.