Sipas informacionit të “Gazpromit”, “Naftogazi” ukrainas ka paguar tashmë tërësisht për furnizimet e muajit maj. Fjalë bëhet për shumën 500 milionë dollarë. “Naftogaz” bëri të ditur se për majin ka marrë gati 2.5 miliardë metra kub gaz, ndër të tjera, edhe për furnizimet në rezervuarët nëntokësore të depozitimit të gazit.