Në Kremlin janë të preokupuar nga rritja e mundshme e tendencave dhe prirjeve protestuese në radhët e ushtrisë dhe flotës. Kësaj teme sot i kushtuan menjëherë vëmendje disa botime të shtypit. Siç shkruan gazeta “Vedomosti”, Presidenti Dimitri Medvediev i dha porosi Këshillit të Sigurimit të korrektojë me skrupulozitet të madh ecurinë e mëtejshme të shndërrimeve të filluara radikale ushtarake. Reformimi është jashtëzakonisht i nevojshëm, këtë e pranojnë praktikisht të gjithë ekspertët ushtarakë. Ushtria ruse ka mbetur shumë mbrapa ushtrive të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Aleancës VeriAtlantike, të cilat që 20 vjet më parë kaluan në një strukturë më mobile organizimi. Por reforma ka një moment të diskutueshëm. Aktualisht shumica e divizioneve të trupave ruse të këmbësorisë është shpërbërë. Po vazhdon faza e formimit të brigadave. Ndërkokë, amerikanët, po ashtu si dhe bundesveri, nuk po i likuidojnë aspak divizionet e veta.


***


Deputetët e Dumës Shtetërore, pavarësisht nga bindjet e tyre politike, tani i shqetësojnë dhe shumë çështje të tjera. Në veçanti, i paargumentuar, i pajustifikuar është shkurtimi i theksuar i grupimeve ushtarake dhe anijeve, si dhe efektivit të oficerëve dhe nëntogerëve, heqja dorë në mënyrë të papritur nga rekrutimi në masë i ushtarakëve të shërbimit me kontratë, shfaqja e detyrimeve përkatësisht banesave për ushtarakët të pa përforcuara me mjete buxhetore e kështu me radhë. Por veçanërisht të indinjon injorimi nga ana e Ministrisë së Mbrojtjes e çështjeve që kanë të bëjnë me mbrojtjen sociale të pensionistëve ushtarakë, veçanërisht në sferën e mjekësisë. Në një sërë garnizonesh të Flotës së Veriut, siç njofton Botimi “Njezavisimaja gazeta”, janë zhvilluar piketat e oficerëve, pensionistëve ushtarakë dhe anëtarëve të familjeve të tyre në lidhje me mbylljen atje të një sërë poliklinikave dhe spitaleve ushtarake. Të mbledhurit në këto piketa propozuan në shenjë proteste bile dhe bllokimin e aksit rrugor me itinerar Severomorsk-Murmansk. Veprime të tilla radikale mund të priten jo vetëm në Flotën e Veriut, por edhe në një sërë qarqesh ushtarake dhe flotash të tjera, në qoftë se nuk do tu vihet veshi kërkesave të oficerëve. Kurse në Dhomën e Kontrollit Shtetëror thonë se shkurtimet masive të mjekëve ushtarakë do të ndikojnë jo vetëm në shëndetin e veteranëve dhe prirjen sociale të shoqërisë, por dhe në gatishmërinë luftarake të ushtrisë. Si shembull mund të përmendim këtu sigurimin mjekësor në qarkun ushtarak të Kaukazit të Veriut, ku mjekësia ushtarake do të shkurtohet deri në dy herë. Në këtë qark, që ndodhet faktikisht në gjendje lufte, më shumë se 60 % e institucioneve mjekësore kanë nevojë për meremetim kapital.