Pas asaj, kur Presidenti i Ukrainës Viktor Jushenko të premten që lamë pas dha urdhër në mbledhjen e Këshillit të sigurimit dhe mbrojtjes të vendit për të larë llogaritë me “Gazprom-in” për furnizimet e majit të “lëndës së kaltërt djegëse”, pagesat u realizuan në masë të plotë. Vërtet, për këtë u desh të shfrytëzohen tërësisht rezervat valutore të Bankës Qendrore të Ukrainës, gjë kjo që gati sa nuk rrënoi kursin e valutës kombëtare.