“Finalja ruse” e turneut për femra “Rolan Garros” është në qendër të vëmendjes së shumë botimeve të shtypit. Në ndeshjen me raketën e parë botërore të tenisit Dinara Safinën triumfoi rusja tjetër Svetllana Kuznecova. Gazeta “Vremja novostei” kujton se në karrierën e Kuznicovës kjo është fitorja e dytë në turnetë e serisë “Helmeta e Madhe”. Në vitin 2004 ajo fitoi titullin e kampiones në Kampionatin e Hapur të SHBA-s, dhe ja, pesë vjetë më vonë, ajo arriti të nënshtrojë Parisin. Kuznecova u bë përfaqësuesja e tretë e Rusisë, e cila arriti të fitonte në këtë kampionat mjaft prestigjoz në kort dheu.


***


Sipas të dhënave të botimit “Nezavisimaja gazeta”, midis Rusisë dhe Biellorusisë shpërtheu lufta e qumështit. “Rospotrebnadzor” (Shërbimi Federal rus i Kontrollit në sferën e mbrojtjes së të drejtave të konsumatorëve dhe mirëqenies së njeriut) ndaloi importimin në Rusi të produkteve bielloruse të qumështit duke i shkaktuar një dëm prej 1 miliardë dollarësh buxhetit të këtij vendi. Presidenti Aleksandër Llukashenko, i cili deklaroi në vigjilje mbi mundësinë e minimit të bashkëpunimit ushtarak midis Moskës dhe Minskut, iu kërcënua Rusisë me fillim veprimesh ushtarake në qoftë se ajo do të përpiqet që të bashkojë me veten Biellorusinë, dhe e akuzoi Moskën për tentativë cënimi të sovranitetit të  vendit të tij.


***


Pavarësisht nga vështirësitë objektive ekonomike dhe në kundërshtim me thashethemet e shumta, Festivali Jubilar i XX-të “Kinotavër” u hap në Soçi. Hollësi në lidhje me këtë eveniment njofton botimi “Rossiskaja gazeta”. “Kinotavër” gjithmonë ka ndjekur me vëmendje jashtëzakonisht të madhe dukjen e emrave të rinj, autorëve të rinj si dhe emrat ende të panjohur me shpresë që të zbulojë ndonjë vizion të ri, të freskët të artistit dhe të shohë pasqyrimin e jetës së re të vendit në ekran. Dhe në programin e këtij viti kanë hyrë filmat e debutantëve, regjizorëve të rinj.