Në kryeqytetin e Brazilit u zhvillua me sukses të madh ekspozita “Virazhet e Rusisë: avangardi nga koleksionet e Muzeut Shtetëror Rus të Shën Peterburgut”. Për dy muaj me radhë të gjithë ata që dëshiruan mundën të shihnin veprat e pikturës, ato grafike dhe artit aplikativ të avangardistëve rusë. Midis eksponateve ishin dhe kryevepra të tilla të njohura si “Kuadrati i zi” i Kazmir Maleviçit, “Shëtitja” e Mark Shagallit dhe “Dallga blu” e Vasili Kandinskit. Këtë ekspozitë e vizituan gati më tepër se 50 mijë persona, më shumë se 1 mijë persona në ditë. Pas Brazilit me kryeveprat avangardiste ruse do të njihen banorët e Rio-de-Janeros dhe Sun-Paulos.