RPD e Koresë bëri me dije, se që nga 10-30 qershor do të bllokojë rrugët e navigacionit në një rajon të gjerë në Detin Japonez, që ndodhet ngjitur me bregdetin verior të vendit dhe ka një shtrirje prej mëse 260 km. Për këtë njoftoi Drejtoria japoneze e Sigurimit në det. Në maj RPD e Koresë tashmë e ka bllokuar lundrimin përgjatë bregdetit të vet lindor dhe në këtë rajon më vonë u realizua lëshimi i gjashtë raketave taktiko-operative të llojeve të ndryshme. Këtë muaj në RPD të Koresë u bë prova e dytë bërthamore.