Partia Popullore Konservative Centriste mori më shumë se 1/3 e vendeve në Parlamentin Evropian. Nga 736 vendet e mundshme ajo do të zërë 273. Rezultate të tilla u shpallën sot në konferencën përfundimtare për shtyp në Parlamentin Evropian. Në vendin e dytë u renditën socialistët, të cilët siguruan gati 165 vende. Pjesëmarrja në zgjedhje — 44 % — u bë shifra rekord më e ulët që nga viti 1979 për gjithë historikun e zgjedhjeve të drejpërdreta në Parlamentin Evropian. Sipas mendimit të politikanëve, fajin për gjithë këtë situatë e ka kriza ekonomike.