0Gjykata e Lartë e RPD të Koresë dënoi dy gazetaret amerikane, të ndaluara nga shërbimet kufitare të kësaj republike, me 12 vjetë kamp punë të detyruar. Siç njoftoi Agjencia informative CTAK, ata i akuzuan ato për krime serioze kundër shtetit korean dhe për shkelje të kufirit. Juna Li dhe Lora Lin, që punojnë në kanalin televiziv kalifornian “Kurrent TV”, udhëtonin nëpër qytetet kufitare kineze, duke mbledhur materiale për filmin dokumentar mbi të arratisurit koreanë veriorë. Se çfarë krim konkret kanë kryer gazetaret, autoritetet e Koresë së Veriut nuk e saktësojnë.