Një prej futbollistëve më të shkëlqyer, më të talentuar të Rusisë dhe botës. Pokeri i tij i luajtur në stadiumin “Enfield” e bëri të çmendet gjithë botën e futbollit të Anglisë. Për të filluan të flasin si për dukurinë “Pelle rus”. Jo më kot trajneri i “bombarduesve”Arsene Wenger dëshironte kaq shumë ta shihte këtë “vogëlush” në përbërjen e “Arsenall-it”. Fillimisht ekzistonin dyshime të caktuara në lidhje me atë, në se do të mund ta shfaqte veten plotësisht Arshavin në Premier League England. Pas ndeshjes me “Liverpool-in”dyshime nuk i mbetën më askujt. Vitet e fundit Arshavin ka fituar namin e enfant terrible kryesor të futbollit rus. Veprimet e tij shpesh herë janë aspak të zakonshme dhe jo përherë të shpjegueshme. Pasi mori shiritin e kapitenit të skuadrës “Zenit” ai e humbi me skandal të madh të drejtën për ta mbajtur atë. Përpara ndeshjes me “Spartakun” Arshavin së bashku me shokët e tij të skuadrës u zhduk nga hoteli për gjithë natën. “Zeniti” e humbi ndeshjen, ndërsa Arshavinin e kaluan në “dubël” (stolin e rezervave). Por shumë shpejt pas kësaj e kthyen sërish në përbërjen e ekipit. Sipas fjalëve që u përhapën, për të dolën garantë koncerni “Gazprom” dhe Partia “Rusia unike”. Asaj kohe Andrei mbështeti partinë e presidentit në zgjdhjet për në Dumën Shtetërore (parlament). Ai ishte person i shumë i njohur e aktiv i fushatës elektorale, por megjithatë e refuzoi mandatin e deputetit që iu ofrua. Publicitetit Andrei nuk i ndruhet aspak. Është personazh aktiv reklamash dhe emisionesh televizive. E pranon edhe vetë se është i gatshëm të bëhet një “brand i fortë” si David Beckham, por me kusht, “në qoftë se kjo gjë nuk do të bëhet pengesë për furbollin”. Historia e largimit të Arshavinit nga Rusia gjithashtu u shoqërua me skandal të bujshëm. Për disa muaj me radhë ai u shndërrua gati në newsmaker-in më të famshëm jashtë fushës së lojës. Andrei luftoi publikisht me sponsorin e klubit “Zenit”- koncernin “Gazprom”- për rritjen e pagës së vet. Por, pasi nënshkroi një kontratë mjaft të leverdisshme për veten, deklaroi mbi dëshirën për tu bërë lojtar i njërit prej klubeve më të fortë evropianë. Por stafi drejtues i klubit rus caktoi një shumë tejet të madhe për lënien e futbollistit të lirë në zgjedhjen e vet. Atëhere Arshavin bëri ultimatum duke deklaruar: “Unë nuk dëshiroj të luaj me klubin “Zenit” dhe nuk do ta bëj më këtë!” Si përfundim transferta e Andrei Arshavinit i kushtoi klubit londinez 18 milionë pound sterlig. “Mua më pëlqen karakteri kokëfortë dhe i pathyeshëm i Arshavinit, mënyra e tij e të menduarit dhe e të vepruarit në mënyrë kreative dhe jo standarte në fushën e lojës. Ndërsa, përveç gjithë të tjerash, ai është njeri “fitimtar” për nga karakteri i vet, shprehej për futbollistin e marrë nën kujdestarinë e tij trajneri kryesor i skuadrës përfaqësuese të Rusisë Guus Hiddink. Pikërisht këto cilësi të tij e ndihmuan klubin “Zenit” të fitonte Kupën UEFA, skuadrën përfaqësuese të Rusisë të bëhej fituese e medaljes së bronzit në kampionatin e vitit 2008, ndërsa Arshavinin të renditej ndër futbollistët më të mirë të Evropës sipas versionit të revistës “France Football”. Në botimet e shumta sportive të bien shpesh në sy fotografitë e këtij futbollisti me gishtin në buzë pas çdo goli të shënuar: “Më parë unë i gëzohesha golave dhe fitoreve si Ronaldo duke hapur sa mundja krahët. Më tej, pas një goli të suksesshëm, fillova të vë gishtin në buzë si për të thënë: “ Shëëëët, qetësi, o njerëz. Po, ky është gol!” Në kohën e lirë nga futbolli Andrei ka filluar ta provojë veten në rolin e dizajnerit të veshjeve të modës. Një lojtar i tillë do ti përshtatej më mirë se kujtdo tjetër “Milano-s”. Por ai zgjodhi Londrën dhe për këtë nuk është penduar aspak. Për bashkëshorten, djalin dhe vajzën Andrei ka marrë me arendë një shtëpi të madhe. Familjes së tij do ti duhet ende të adaptohet me mentalitetitn anglez. Tani për tani gruaja e tij nuk shpreh ndonjë entuziazëm të madh nga këto ndryshime në jetën e familjes së saj.